Për 3 muaj sëmundja e mori, kolegët e gazetarit nuk mbajnë lotët: Ende pa futur në dhé Gjergjin, jetoja me frikë se…

Ikja e Fatos Baxhakut, ka lënë të pikëlluar jo vetëm familjarët por dhe shumë miq e kolegë të gazetarit dhe publicistit të njohur.

Tosi, siç e njohin e thërrasin të gjithë, u nda nga jeta sot në moshën 55-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e zbuloi vetëm 3 muaj më parë.

Ai la pas një zbrazëti të madhe në gazetarinë shqiptare por siç thonë edhe kolegët që e kanë njohur dhe kanë punuar me të nga afër, Tosi do i mungojë më së shumti njeriut të varfër për të cilin nuk u lodh asnjëherë të shkruante në reportazhet e tij unike.
Më poshtë keni një përmbledhje me reagimet e para të gazetarëve që sot janë tronditur nga dhimbja e madhe për humbjen e Fatos Baxhakut

Rezarta Delisula:

Kur me dhe lajmin me kerkove ndjese per merzitjen qe shkaktove, dhe ike pa fjale duke mos renduar askend. Drite te paste shpirti Tos!

Ilir Kadia:

Tos Baxhaku!

Nuk po dua t’i jetoj këto ditë! Ditë të tmerrshme! Miqtë me vlerat më të mira njerëzore po më fshihen në qiell! Pardje Gjergji, ende pa e futur në dhe, sot Tos Baxhaku! Dy javë më parë e mësova sëmundjen e rëndë të tij! Jetoja me frikë çdo sekondë të kësaj kohe me shpresë të shtyhej sa më shumë! Të bëhej të paktën dekadë! Tos Baxhaku gazetari që si askush në Shqipëri e ngjeu penën në pikën e lotit të dhimbjes për njeriun e varfër, për njeriun e ndershëm, për njeriun e zot! Fatos Baxhaku që të mbushte me diell pranvere kur e takoje në ditët e tua të zymta! Tos Baxhaku i urti si plak 100vjeç me fjalën melhem! Tos Baxhaku, ma gjeni o miq gazetarë mes jush një më mirë!

Oh, kjo kohë! Sa të vogël po na e bën Shqipërinë kur përcjellim miqtë tanë më të mirë!

Lati Muhedini (menaxher i Friend’s book House):

Ike o Tos Baxhaku ? po pse o njeri keshtu ? na le pa goje o shoku im. Ike, ashtu bute, si flisje.

ma le vendin bosh o mik. s’ flas dot . Lamtumire miku im.

Aldon Lipe: Lamtumire vella dhe mesues….!

Enkel Demi: Iku Çadra ime e kuqe…

Beti Njuma: Baxhakun e donin të gjithë! Edhe ata që s’e njihnin! Është e rrallë në jetë të kesh në shkallën sipërore profesionalizmin, talentin dhe mirësinë! Lamtumirë profesor dhe koleg i brezit të artë të gazetarisë shqiptare.
Elvi Fundo: Baxhaku nje histori ndryshe e gazetarise dhe miqesise.

Lamtumire profesor…

Manjola Zeka: Prehu ne paqe! Te qofte i lehte dheu prof.Fatos Baxhaku! Pa fjale, humbje e rende per familjen, por dhe gazetarine shqiptare. U shua, mjeshtri i reportazheve te shkruara dhe televizive. Njeriu i lire dhe i qete, profesor i disa brezave ne gazetari. Keqardhje, po ikin me te miret..