“Për ata që sot ndjehen jetimë. Po, o nanë, po…” ngushëllimi me poezinë e Havzi Nelës i gazetarit për kryeministrin

Ditën e sotme është ndarë nga jeta nënë a kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Aneta ishte bashkëshortja e skultptorit Kristaq Rama. Ky i fundit është një nga personat që ka firmosur për ekzekutimin me varje të poetit të kuksian Havzi Nela.

E pikërisht me një poezi prekësë të poetit të njohur, gazetari Enkel Demi ka vendosur që të ngushëllojë familje Rama. “Për ata që sot ndjehen jetimë. Po, o nanë, po…”

Për ata që sot ndjehen jetimë. Po, o nanë, po… – Poezi nga Havzi Nela

Po, o nanë, po, N’emën të ligjit jam arrestue, E duert m’i kthyen prapa policët e zi, N’hekur me tutjus m’i kanë ngujue! Me gazin 69 u pamë sy ndër sy, Si me keqardhje m’u ba se më vështroi, E kur lëshova kambën mbrenda me hy, M’u ba se psherëtiu, m’u ba se rënkoi!

Ndoshta e ndjeu veten fajtor, Pse erdhi e më mori përsëri! Ndoshta i gjori ishte lodhë, Gjithkah n’udhtim nëpër Shqipni. Gjithkund tue shkue nëpër atdhe, Sa djem nanash kështu po i merr! Si nji kuçedër në “Shqipnin’ e re” Emni i tij ka futun tmerr!

Ti mos u druej, o Nana ime, Sido të bahet jam pa faj, Qëndro malsore, mbahu trime, Mos e mbyll jetën me vaj! Djali yt s’ka me t’turpnue, Gjinin tand s’do ta tradhtojë, Shqiptar i ndershëm ka me qëndrue, Po prehnin tand do ta kërkojë.

Ka me dasht me t’pasun pranë, Ta vështrosh, ta ledhatosh, E nji fjalë t’ambël me ia thanë, Plagët zemrës t’ia shërosh! Pusho, mos qaj, o nanë e mjerë, Ti me mue s’je kënaqun kurrë. N’merak e mall ke qenë përherë,

Qysh i vogël dhe sot burrë! Qysh nand’ vjeç m’ke nxjerrë prej shpie, Jetim, pa babë, bukën me nxjerrë;
M’shkule nga prehni prej vorfnie, Vetë jam rritun derë më derë! Tri ditë bashkë s’i bamë në votër, Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë ; Kurrë s’u ulëm në nji sofër, Kurrë, o Nana ime, kurrë!