Për herë të parë, Bushati flet për Gent Cakajn

Bëri bujë shumë të madhe delegimi i ministrisë së jashtme tek Gent Cakaj.

Deputeti i PS dhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ftuar në emisionin ‘Tempora’  ka komentuar  vendin e tij në politikë.

Në një moment, i pyetur  për marrëdhënien që ka me zëvendësuesin e tij, Gent Cakaj, Bushati  ka preferuar të flasë tepër shkurt.

‘Më herët kam punuar për një periudhë të shkurtër me Gent Cakaj. Ai drejtonte  aspektin teknik. Fakti që kryeministri  ka bërë një zgjedhje të tillë  ka kapicitetin e domosdoshëm për postin që mban.’, tha Bushati.