Për Vllazninë nis malorja, ka kundër edhe…..

Goli i pësuar në fund nga Burreli për kupë për shkodranët është i pamerituar. Kjo pasi erdhi nga pika e penalltisë. Një penallti që u akordua në fundin e lojës dhe solli irritimin e lojtarëve në fushë por edhe stafit teknik, madje edhe të drejtorit sportiv Firat.

Shkodra.News mëson se pas penalltisë së akorduar në dëm të Vllaznisë, ka pasur protesta të shumta, pasi pretendohet që nuk ka pasur asnjë prekje ndaj lojtarëve të Burrelit dhe si rrjedhojë penalltia nuk duhej akorduar. Nuk kanë munguar as protestat e trajnerit Lika ndaj anësorit. Madje, në këtë takim pasur edhe disa kartona të verdhë ndaj lojtarëve të skuadres shkodrane.

Por, me të tilla vendime shkodranët duhet të mësohen. E tillë është Kategoria e Parë, aty ku marrja e një pike në fushën kundërshtare është tepër e vështirë. Edhe vetë gjyqtarët e kanë të vështirë të vendosin kundër ekipit vendas, e nëse kuqeblutë nuk janë mësuar me të tilla pamje, tashmë duhet të mësohen. Fundja, vetë e përgatitën një “çorbë” të tillë me rënien nga Kategoria Superiore.

Kujtojmë se këtë fundjavë, ekipi i Hasan Likës udhëton përsëri në transfertë për tu ndeshur me ekipin e Burrelit, këtë herë për javën e dytë të Kategorisë së Parë. Tashmë, i vetmi objektiv është marrja e 3 pikëve për të vazhduar rrugën drejt rikthimit në Superiore brenda këtij sezoni futbollistik. /ShkodraNews