Përballja me Covid-19/ Manastirliu tr.emb me deklaratën, ja çfarë thotë për situatën  në Shqipëri



Mbrëmjen e sotme ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar se situata e pandemisë në Shqipëri është serioze, por që është e përballueshme.



“Sot situata paraqet qëndrueshmëri, numri i infektimeve ditore është në një situatë normale, jemi në skenarin e dytë të strategjisë sonë, prandaj është e përballueshme. L.ufta është për të gjurmuar dhe izoluar virusin.



Bilancet duhen bërë në fund, them unë, por Shqipëria sot ka numrin më të ulët të infektimeve në rajon. Për shembull, rastet totale për fatalitet për 1 milion banorë ne lëmë prapa vendet e rajonit përjashtuar Serbinë.

Shifrat tregojnë që ne jemi shumë më ulët se vendet e tjera. Situata është serioze, unë nuk mund të them mirë, por ne po bëjmë më të mirën për ta përballuar me më pak kosto dhe kur them kosto flas për viktimat”, tha ministrja e Shëndetësisë, në emisioni “Open”.