Përballja me Izetin dhe Fatmir Haklajn poshtë zyrës së Sali Berishës atë natë të errët, si ia morën jetën Azemit, dalin detajet e parrëfyera më parë



Ishte data 12 Shtator kur në Tiranë do të mbërrinte Fatmir Haklaj i shoqëruar nga Shefi i Rendit Jaho Mulosmani, shefi i qarkullimit Ismet Haxhia dhe Naim Çangu. Nga Tropoja, pjesë e eskortës së Fatmirit ishte edhe furgoni i Grupit të Gatshëm. Rreth orës 21:00 ne seline e PD afrohet një mjet tip Mercedez me targa të Vlorës. Pasagjerë ndodheshin Fatmir Haklaj, Naim Çangu dhe Jaho Mulosmani. Vetura kishte një fenelinë policie.



Në orën 21:13 minuta nga selia e PD-së del Azem Hajdari i cili merr drejtimin për tek mjeti. Burime të ndryshme dhe dëshmitarë rrëfejnë se para se të dilte, ai kishte folur në telefon me dikë që i kishte kërkuar të dilte.



Ajo që është thënë nga dëshmitarë të ndryshëm është se dikush ka telefonuar në zyrën e Azemit për të njoftuar lidhur me një mjet të dyshimtë që qëndronte pranë selisë së Partisë Demokratike. Atë mbrëmje në selinë e demokratëve ndodhej edhe kryetari Sali Berisha, por nuk dihet nëse ai ka pasur informacion për mjetin e dyshimtë që lëvizte pranë selisë.

Nuk dihet as fakti se pse për të sqaruar këtë situatë, doli pikërisht Azem Hajdari. Në momentet kur po dilte nga selia, atij i bashkohen truprojat Zenel Neza dhe Besim Çerja që ndodheshin te një kafene aty pranë.

Një dëshmitar, do të deklaronte gjatë procesit se Azemi mbante në dorë një celular dhe dukej sikur sapo kishte mbyllur një telefonatë. Një tjetër person prezent, kishte pohuar se Azemi mbante në dorë një p.is.toletë me s.ilenciator.

Në fakt, në vendngjarje, referuar dosjes zyrtare hetimore ishte gjetur edhe një p.istoletë pranë v.i.ktimave. Prokuroria nuk e sqaroi kurrë nëse p.istoleta i përkiste Azem Hajdarit, duke lënë të pazbardhur një moment që mund të tregonte shumë për dinamikën e ngjarjes.

Kur Hajdari i është afruar automjetit, ai ka shkëmbyer disa fjalë me Fatmirin i cili më pas e ka q.ëlluar me b.reshëri k.allashnikovi. P.lumbat i marrin jetën në vend truprojës Besim Çerës ndërkohë Hajdari ndërron jetë pas disa orësh në spital. I p.lagosur lehtë mbeti edhe Zenel Neza./top story