Përballja me Tiranën/ E pyesin për provokime shqiptare, ja si përgjigjet serbi



Tirana-Crvena Zvezda, një sfidë mjaft delikate pritet në “Air Albania Stadium”.  Sfida është shumë e rëndësishme pasi është e vlefshme për raundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.



Përpara takimit që do të mbahet të martën e ardhshme, ka folur trajneri i ekipit serb, Dejan Stankovic, ish-lojtar i Interit.



Përveç sfidës ai u pyet edhe nëse i druhet provokimeve, teksa u përgjigj se “shkojmë për të luajtur futboll”.

“Provokime? Shkojmë për të luajtur futboll aty dhe për ne është sport ku do garojmë për rezultat të mirë. Nuk pres gjë tjetër veç futbollit. Jemi mirë taktikisht dhe lamë disa lojtarë pushim për të mos u dëmtuar përpara një ndeshje të rëndësishme si kjo”, tha Stankoviç.