Përdh*nimi i 13-vjecares në Kavajë nga 8 adoleshentë, zbulohen detaje tronditëse…

Shtatë adoleshentë janë arr.estuar ndërsa një tjetër është në kërkim, të aku.zuar për përdh*nimin e një vajze vetëm 13 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, dhe e mit.ura është nxënëse e shkollës “Rilindja”.

Abuzimi me vajzën ka nisur që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, kur shokët nisën ta kërcënojnë me publikimin e një videoje intime. Për këtë arsye ajo u ka treguar prindërve se çfarë kishte ndodhur.

Ngjarja tronditëse u bë publike vetëm nga ish-Kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook.

Vajza dyshohet se ka pasur një lidhje me një prej djemve abuzues. Ndërsa shokët e tij e kanë kërcënuar duke i kërkuar marrëdhënie seksuale për të mos publikuar videon intime.

Vajza e frikësuar është detyruar që të kryejë seks me 8 djemtë për shkak të frikës se videoja do të përfundonte në rrjetet sociale.

Aktualisht e mitura e abuzuar po merr ndihmë nga psikologu pasi ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike.