Përdh*unimi i të miturës në Kavajë mund të mos jetë i vetmi, mësohet se në Shkodër…

Skandali i Kavajes ku nje 14 vjecare u ab.uzua s*ksualisht mund te mos jete rasti i vetem. Nje sere denoncimesh nga Shkodra kane mberritur ne redaksine e shkodranews lidhur me te tilla problematika te ngacmimeve s*ksuale ndaj vajzave te mitura por edhe atyre ne shkolle te mesme. Mesuesit tregojne se ne shume raste kane gjetur ne banjot e shkollave apo ne klasa nxenesit duke kryer veprime te palejueshme, qe natyrisht jane shoqeruar me masa perkatese deri ne lajmerimin e prinderve.

Por se sa mund te zgjidhet fenomeni ne kete forme mbetet nje pikepyetje e madhe. Nje mesues i nje prej shkollave 9 vjecare te qytetit tregon: “Per shkak te disa rasteve te perseritura jemi detyruar qe ne banjot e shkolles ne momentet e pushimit te vendosim roje nje apo dy mesues dhe sanitaret, ndersa ne oret e fiskultures asnje nxenes nuk lejohet te qendroje ne klase. Jane mosha me delikate dhe duhet nderhyre me kujdes pasi nje pakujdesi e vogel mund te kete pasoja per te nesermen” perfundon ai.

Ndersa nje nga psikologet e shkolles tregon me tej: “Kemi patur dy raste te ngacmimeve ne shkollen tone, qe i kemi trajtuar me kujdes maksimal. Nje prej vajzave vetem 14 vjece ka rrefyer se si ka patur ngacmime nga nje bashkemoshatar i klases. Kemi njoftuar prinderit dhe eshte bere kerkesa nga ana jone qe nxenesi te nderroje shkolle. Gjithcka pa u marre vesh nga te tjeret sepse mund te na precipitonte situata. Me te tilla raste duhet treguar kujdes pasi ekspozimi mund te jete sa i favorshem aq edhe i demshem”. Zyrtarisht nuk ka patur denoncime apo problematika te tilla, por ajo qe duhet me force te zgjidhet eshte sensibilizimi i te rinjve, puna e familjes, shkolles dhe gjithe shoqerise. Adoleshentet sot po rrezikojne te na ikin nga duart!/ShkodraNews