Përditësimi/ Ka disa të vd.ekur, ja shifrat në 24 orë nga spitalet covid në Tiranë



Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë.



Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 808 testime, nga të cilat 124 kanë rezultuar pozitivë.



Kanë humbur jetën 3 persona; një 71-vjeçar nga Divjaka, një 79-vjeçar nga Korça dhe një 83-vjeçar nga Gramshi, me sëmundje shoqëruese.

Në 24 orë janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 7309 numrin total të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.