Përfshihen në kon.flikt, i dënuari karikon kalla.shnikovin, qëll.on mbi 2 persona

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, si dhe bllokohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, që dyshohet se do ta përdorin këta dy shtetas ndaj dy shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

Në pranga përfunduan shtetasit B.S., 40 vjeç dhe S.S., 39 vjeç, ndërsa ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale të plagosjes me dashje.

Gjatë kontrolleve policia ka bllokuar edhe armën e zjarrit tip kallashnikov dhe një automjet të kësaj tip “Porsche Cayenne”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz,  parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale. Marrja në kohë e informacionit si dhe ndërhyrja me profesionalizëm e forcave të Policisë të Komisariatit nr 5, parandaloi  përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Shërbimet e Policisë  të Komisariatit të Polcisë Nr. 5 Tiranë, pas marrjes së informacionit se në Valias po ndodhte nje konflikt i ashpër midis disa personave, organizuan menjëherë punën dhe me veprimet e shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të këtij konflikti duke arrestuar në flagrancë dy shtetas:

B.S., 40 vjeç, banues ne Valias. S.S., 39 vjeç , banues në Valias, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” .

Gjithashtu falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur edhe bllokimi i armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt.