Përfshihet nga zjarri pallati, e moshuara rrezikon të di.gjet brenda në apartament

Një apartament në katin e katërt në Durrës është përfshirë nga zjarri. Ngjarja e cila raportohet të ketë ndodhur në lagjen nr.1 e njohur si zona e Nishcigares, ku brenda në banesë ka qenë një e moshuar.

Shtetasja me inicialet F.C 80 vjeç ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Tymi ka përfshirë të gjitha ambientet e përbashkëta të pallatit, ndërsa zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll situatën. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.