Përfundimtare/ Voltana del në pension, 2 emra në tavolinën e Bashës për bashkinë Shkodër

Merr fund dilema, Lulzim Basha nuk do te kandidoje Voltana Ademin per bashkine Shkoder. Zyrtarisht demokratet ende nuk jane shprehur nese do te hyjne apo jo ne zgjedhje, por Basha po diskuton me strukturat perveç strategjise se protestave dhe reagimeve opozitare, edhe per emrat qe do te garojne ne 61 bashkite e vendit, per te mos u gjendur i papergatitur ne minutat e fundit.

Shkodra duke qene nje bashki e madhe dhe bastion i se djathtes, ka qene prej kohesh proçes i diskutimeve te forta. Ditet e fundit jane intensifikuar diskutimet dhe perplasja e emrave, ku do te jete me peshe te madhe edhe propozimi i anetaresise.

Voltana Ademi ka rezultuar emri me pak i votuar dhe nje nder figurat me pak te deshiruara, fakt qe Basha ka zgjedhur ta analizoje ne detaje dhe ne fund duke patur emrin e mundshem te rivalit socialist thuajse te zyrtarizuar, ka vendosur qe gara te jete mes dy burrave.

Me gjasa Valdrin Pjetri i PS do te kete perballe nje emer te njohur ne radhet e demokrateve, qe ka patur disa pozicione te konsoliduara me heret. Dy jane emrat ne tryezen e Bashes qe me vendimin per te hyre ne zgjedhje do te zyrtarizohet njeri prej tyre dhe keshtu te nise fushata intensive. Beteja per Shkodren kete here pritet te jete e forte dhe interesante, prandaj mbetet vetem zgjidhja e krizes politike per te nisur loja./ShkodraNews