Përfundon “ëndrra e çmendur” e dy shkodranëve, policia zbulon gjithçka



Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme farash kanabisi në makinë.



Bëhet me dije se farat e kanabisit ishin të vendosura në kuti dhe dyshohet se do të kultivoheshin në zonën e Dukagjinit. Njëri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe, ndërsa tjetri nga lagjja Xhabiej në Shkodër.



Arrestimi i tyre është bërë në afërsi të zonës së spitalit, aks i cili të çon drejt Dukagjinit. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.