Përgjysmim tarifash?! Bllof i madh premtimi, studentët në Universitetin e Shkodres e paguajnë të plotë

Reklamimi me bujë nga ana e qeverisë shqiptare se këtë vit do të kishte përgjysmim të tarifave të studenteve me mesatare mbi 6, në universitetin e Shkodres “Luigj Gurakuqi” rezultoi të ishte një bllof i madh. Të gjithë të rinjtë dhe të rejat që studiojnë në këtë institucion të arsimit të lartë që plotësonin këtë kriter, nuk kanë paguar 50% më pak, por të gjithë tarifën. Të pyetur për këtë fakt drejtuesit e universitetit japin një sqarim absurd dhe që jo vetëm rëndon xhepat e studenteve, por në të njëjtën kohë dëshmon që ky IAL, nuk plotëson kushtet dhe kriteret as të ministrisë së Arsimit dhe në të njëjtën kohë VKM, që është detyrim për cdo institucion shtetëror. Zv. rektori Gëzim Dibra, i hedh fajin ministrisë që sipas tij e interpretoi me vonesë Vendimin e Këshillit të Ministrave.  “Ne e kemi trajtuar me senatin akademik këtë çështje, derisa ministria interpretoi për herë të dytë vendimin e saj. Nëqoftë se janë paguar tarifat këto janë mangësi të vendimit të ministrisë, tani për mendimin tim nuk është e drejtë që një student që është përsëritës ti përgjysmohet tarifa, se mungon stimuli në këtë mënyrë. Gjithmonë ky është mendimi im, ky student duhet të marrë gjysmën e tarifës, se në këtë mënyrë i bie të jenë të gjithë studentët në listë”, tha Dibra. Por VKM-ja për dijeni të drejtuesve të universitetit, nuk kërkon mendim apo sugjerim, e aq më pak interpretime, por është detyrim për tu zbatuar, gjë që këta të fundit nuk e kanë bërë duke rënduar xhepat e studenteve. Paratë nuk do tu kthehen pas studentëve thonë burime për shkodraneës, por nga ana tjetër se cfarë do të bëhet me ta askush nuk di të thotë. Jemi në kushtet kur fare mirë drejtuesit e universitetit mund të abuzojnë haptazi, e në këtë pikë të gjithë kanë të drejtë të dyshojnë. Ata mund të llogarisin aq para sa parashikon VKM-ja për cdo studente dhe pjesa tjetër e shumës se plotë që të rinjtë kanë paguar, të përfundojnë diku tjetër, pa ditur askush si dhe pse. Në këtë pikë qeveria duhet të ndërhyje me forcë e ti japë zgjidhje kësaj çeshtje që një universitet guxon në mënyrë të hapur të thyejë një vendim të këshillit të ministrave./ShkodraNeës