Përl.otën shqiptarët me v.dekjen e tyre, por po u ndodh sot e papritura pas ikjes…

Ka pasur dh imbje e keqardhje dje ne gj yqin per pergjegjesit e skeles nga ku rane e humben jeten dy te rinj.

Duke shprehur keqardhjen për jetët e humbura, avokatët e të a rrestuarve nisën mbrojtjen ligjore.

Avokati i Ilir Bendos, Marash Ibraj, teksa pranoi përgjegjësinë morale të asaj që kishte ndodhur, pretendoi para Gjykatës se i mbrojturi prej tij nuk mund të mbante përgjegjësi ligjore për sa kishte ndodhur.

Duke iu referuar kontratës së punës së Bendos, Ibraj tha se detyra e tij është të bëjë instruksionin e montimi dhe çmontimi i skelës, si dhe të sigurohet që punonjësit janë të siguruar dhe janë në listë pagesë.

“Shprehim keqardhje për humbjen e jetëve, për këtë jemi të pezmatuar. Sa i përket kërkesës së Prokurorisë, mendojmë se nuk është e drejtë dhe se duke iu referuar kontratës së punës që klienti im ka nënshkruar, parashikohet që ai të bëj instruksionin dhe të sigurohet që punonjësit janë të siguruar, dy detyra të përmbushura prej tij”, tha Ibraj, duke kërkuar në fund caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.