Perlat turistike të Shkodrës, të mbytura nga ndërtimet pa leje, gati fadromat, vetëm fati do t’i shpëtojë ata që…



Dhjetra ndertime pa leje rezultojne ne qarkun Shkoder te ngritura prej vitesh, ku me rindertimin e database nga institucionet shteterore, me alarmante gjendja rezulton ne zonat e mbrojtura dhe pikat turistike. Mbi 500 ndertime pa leje rezultojne vetem ne ate qe shteti e cileson zone te mbrojtur e me status te veçante, ku perfshihet edhe parku kombetar i Thethit. Nje pjese e tyre kane aplikuar per tu pajisur me certifikate pronesie, duke i kerkuar shtetit te legjitimoje informalitetin. Zyrtarisht shkodraneës ka kerkuar nje informacion te detajuar ne ministrine e linjes dhe agjensite shteterore qe merren me trajtimin e kesaj problematike, se cili do te jete fati i tyre. Ato kane bere te ditur se per pjesen me te madhe te tyre brenda pranveres do te nise filtrimi, ku fati eshte prishja. Vetem nje pjese e vogel e tyre mund te perfitojne ne baze te nje vleresimi perfundimtar nga pajisja me certifikate pronesie. Perveç Thethit, zona te tjera qe jane pjese e kesaj liste eshte Velipoja dhe Razma, qe numerojne numrin me te madh te ketyre ndertimeve informale te ngritura mes viteve 1990- 2017. Banoret disa here kane kerkuar zgjidhje te institucioneve, por pergjigjia e marre duket se ka qene genjeshtra me e madhe. Institucioni i prefektit dhe bashkia qe kane premtuar zgjidhje kane bere vetem lojen per vota dhe pushtetin e radhes, ndersa kane premtuar duke lejuar ngritjen e te tilla objekteve qe sot rrezikojne edhe statusin e ketyre zonave. Mbetet per tu pare se cfare do te sjellin muajt ne vijim dhe sa realisht shteti do ta trajtoje kete problematike./ShkodraNeës