Përlot vajza e Najada Çomos, me zërin e dridhur, bën rrëfimin prekës: Mamaja ka 4 muaj që nuk mundet që…

Vajza e shefes së Infektivit, Nadaja Çomo, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, rrëfen situatën me të cilën po përballet ajo dhe familja gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë botën.

Statusi:

Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën. 😊