Përmbysja e autobusit ku humbën jetën 13 persona, flet shoferi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.

Një autobus u përmbys dhe për pasojë humbën jetën 13 persona dhe u lënduan mbi 30.

Ndërkaq sipas të dhënave të para nga burime nga Ministria e Brendshme pas marrjes në pyetje të shoferit të autobusit, mësohet se shkak për përmbysjen nuk ka qenë plasja e gomës por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.