Përmbytja që “përmbyti” socialistët e Shkodrës!



Prej 46 ditesh territoret e bashkise Shkoder ndodhen te permbytura si pasoje e reshjeve te shiut dhe shkarkimeve te hidrocentraleve. Situata ditet e fundit ka ardhur duke u permiresuar pasi uji ka nisur te largohet, por serish gjendja mbetet e rende per shume familje qe bashke me demet, u duhet te sfidojne edhe veshtiresite qe jane krijuar per blegtorine.



Ne keto 2 muaj permbytja perveçse prezantoi nje realitet te rende ne te cilin shtyjne ditet qindra familje te nenShkodres, na deshmoi edhe nje aspekt tjeter, ate te paskrupullsise se politikes se deri ku arrin te perdore situata te tilla kur i duhen, e si me shpejtesi i shmanget kur ka pergjegjesi per te mbajtur. I tille eshte rasti i socialisteve te Shkodres dhe te deleguarit te tyre Ilir Beqja, apo deputetes Senida Mesi, qe jo vetem anashkaluan keto situata por heshten dhe shperfillen qindra familje te ketyre zonave qe jane ne ditet me te veshtira te tyre.



Beqja qe ne 2011-en shetiste kudo me Edi Ramen asokohe si kryetar i PS dhe akuzonte qeverine Berisha per permbytjen e Shkodres, sot eshte strukur pa thene qofte edhe nje fjale te vetme per keto territore, se paku te kete guximin e te dale per te folur nga afer me keto banore, e pse jo ti kerkoje prezence te shtuar strukturave qeveritare. As ai dhe as deputetja qe deri dje mbante postin e larte edhe te zv/ kryeministres nga votat e shkodraneve nuk e bene nje gje te tille, sepse per ta me interes eshte koka e tyre dhe asgje tjeter.

Ketyre banoreve pasi uji te ike do te kene guximin tu trokasin ne dere per te kerkuar votat sepse fushata po afron, por tani qe uji ndodhet ne ato territore ata zgjedhin te mos afrohen, sepse nuk kane cfare te thone, pasi premtimet e bera 10 vite me pare jane harruar. 8 vitet e qeverisjes se tyre socialistet nuk bene asgje per te shmangur fenomenin e permbytjes se nenShkodres dhe as per te ndertuar nje strategji si te perballemi me fenomenin e fatkeqesise natyrore, qe do te jene te pashmnagshme per nje vend si Shqiperia i rrethuar nga uji.

Permbytja e Shkodres rezultoi nje “permbytje” per socialistet qe edhe njehere tjeter ju deshmuan ketyre banoreve dy standartet kur qeverisin dhe kur jane ne opozite. Akuzuesit e djeshem qe sot fshihen, neser mund te jene serish ne te njejtat role, prandaj eshte veshtire tu besosh dy here! ShkodraNews