Përp.lasi makinën e çiftit me dy fëmijë, si humbi jetën 18-vjeçari shqiptar. Makina e tij …

Humb jetën një tjetër i ri shqiptar. Ky qe shihni ne foton me lart eshte 18-vjeçari nga Prishtina, që mbrëmë në qytetin Waldburg në Baden-Württemberg të Gjermanisënë u perfshi ne nje aksident rrugor.

Në këtë aksident u përp.lasën dy vetura, ku 18-vjeçari nga Prishtina, me inicialet B.R. v.diq në vend, ndërsa 4 persona të tjerë janë lënduar rëndë dhe janë dërguar në urgjencë.

Mediat gjermane tregojnë se vetura e të riut kosovar kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përp.lasur me veturën tjetër që brenda saj ishin 4 persona (dy fëmijë dhe 2 prindërit).

Po ashtu, policia gjermane ka konfirmuar këtë lajm në mëngjesin e sotëm, ku tha se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht deri në orën 21.15 midis Waldburg dhe Badstuben (rrethi Ravensburg).

Gjithashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë. /Albinfo.ch