Përp.lasja e ashpër/ Samata Karavello degje.neron Young Zerkën

Mbrëmjen e kaluar i vënë përballë pyetjeve të ndryshme në ‘Shiko Kush Luan’, këngëtari Young Zerka pohoi se sipas tij artisti që nuk e meriton famën që ka, është Samanta Karavella. Menjëherë pas kësaj deklarate nuk ka munguar dhe reagimi i artistes, e cila ka zgjedhur të publikojë në ‘Instastory’ videon gjatë momentit kur Zerka ‘qëllonte’ mbi emrin e Samantës.

“O Koçi s’të shkojnë armët ty! Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr), të suksesshëm fshihet një grua si e jotja”, ka shkruar Karavella në postimin e saj më të fundit në ‘Instastory’, duke ju përgjigjur deklaratës së Young Zerkës, pas gjatë një pyetje i ai zgjodhi Ronela Hajatin si shpirtin e tij binjak.

Nuk dihet se si do vijojë kjo ‘përplasje’ midis të dyve, duke qenë se Samanta do të jetë e ftuara e radhës në ‘Shiko Kush Luan’, por kjo mbetet për t’u zbuluar në javët në vazhdim.