“Përpara drejtësisë…”, pas Lleshit, një tjetër ministre paralajmëron dënime për protestuesit

Pas ministrit Sandër Lleshaj është Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që ka përforcuar qëndrimin e një proteste të dhushme, të patolerueshme sipas saj. “Të gjithë ata që në forma të ndryshme, nxitën pse kryen akte të dhunshme duhet të marrin dënime sipas ligjit. Kur protestat bëhen nga partitë politike për pushtet

Është e papranueshme dhuna në çfarë do lloj proteste, por është e patolerushme kur organizohet nga partitë politike. Shqiptarët panë dhe kuptuan se protesta e djeshme si ato të muajt e fundit, nuk janë të qytetarëve por protesta të nxitura me dhunë për interesat e liderit të opozitës. Qëllimi i i tyre është i ditur, kërkohet destabilizimi i vendit, sidomos në këtë periudhë. Nga këto akte dëmtohet Shqipëria ndaj nxisim organet që të hetojnë në mënyrë të pavarur e të dërgojnë përpara drejtësisë këta persona. Këto shfaqje të dhunës e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e shteteve të tjera. Por ne do të çojmë përpara Reformën e Drejtësisë”, u shpreh ministrja.