Për.plaset furgoni i mallrave, 2 persona të pla.gosur

Dy persona janë aksi.dentuar pa rrezik jete nga një aks.ident automobilistik i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30 në lagjen e quajtur ‘1 Maji’ të këtij qyteti.

Një automjet tip ‘furgon’ që është parë të udhëtonte me shpejtësi të lartë u përplas në katin e parë të një banese pasi kaloi edhe trotuarin.

Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Dëshmimtarë pranë këtij aksidenti thanë se pasojat do të ishin më të rënda nga qarkullimi i shumë qytetarëve ato momente në rrugë, por drejtuesi i mjetit ka zgjedhur të devijojë drejt një banese.