Përplasja Rama-Meta, këshilltari i Presidentit nxjerr videon që shkaktoi debatin e madh (video)

Gent Cakaj gjatë në interviste në emisionin e Baton Haxhiut në Kosovë ka deklaruar se, ishte pro ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kjo gjë e interpretua si e papranueshme që solli dhe refuzimin e Ilir Metës për ta dekretuar. Videoja është publikuar nga këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi.

 “Për të qënë i drejtë, po bëj diferencën mes pozitës zyrtare të Shqipërisë dhe opinionit tim personal për çështjen. Sa i takon qëndrimit zyrtar të Shqipërisë, Kryeministri Rama është skajshmërisht i rezervuar për t’u shprehur pro ose kundër për këtë çështje për shkak se ajo është ende subjekt i tensioneve të brendshme dhe është jashtëzakonisht problematike për një figurë që të pozicionohet karshi një operatori politik në Kosovë”, thotë Cakaj.

“Sjellja e duhur do ishte një vështrim kritik dhe analizim i kujdesshëm në procesin e dialogut. Parimi i parë është kultivimi i politikave të brendshme nga vetë Kosova dhe Shqipërisë i takon ta mbështesë pakushtëzueshëm atë. Unë personalisht jam jashtëzakonisht skeptik që marrëveshja finale mes Serbisë dhe Kosovës do të realizohet deri në Maj të 2019”, vijon Cakaj.

Per te pare videon klikoni KETU