“Përse u shite miku im?”, fjalët e ndjera të aktorit për Ndrenikën

Aktori i njohur Guljelm Radoja, teksa foli sonte para Teatrit Kombëtar ka përmendur një koleg, pa emër, por kuptohet se mesazhi i tij ishte drejt aktorit Robert Ndrenika duke e pyetur se përse e bëri kthesën duke pranuar shembjen e Teatrit.

“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Çbëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin?”.