Përshkallëzohet protesta, reagon Rama. Tallet me Bashën dhe protestuesve u tregon…

Ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së sotme, kreu i qeverisë Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama nuk i ka kursyer ironitë për kreun e PD.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, ka shkruar ai.