Personi që mori vëmendjen e të gjithëve në dasmën madhështore kritikohet për atë që bëri para familjes mbretërore. Po ky sinqerisht e paska tepruar…

Një martesë e rëndësishme si ajo e familjes mbretërore, ne e dimë se ngjall vëmendjen e gjithë botës. Në fakt, ceremonia u ndoq nga pothuajse dy miliardë njerëz! Një numër vërtet i madh! Dhe siç e keni lexuar tashmë, lajmet e asaj dite po përhapen si zjarri!

Lajmet e fundit kanë të bëjnë me yllin e dashur të futbollit, David Beckham, shkruan ShkodraNews. Ish-lojtari është në zemër të të gjithë tifozëve të botës së futbollit, por jo vetëm, ai është i dashur nga bota femërore, duke pasur parasysh bukurinë e tij dhe karrierën e si një aktor dhe model.

Por me sa duket, në ditët e fundit ai është sulmuar në media dhe përfundoi në faqet e gazetave në Mbretërinë e Bashkuar, si rezultat i një veprimi që bëri gjatë dasmës mbretërore të Meghan Markle dhe Princit Harry, dhe që është parë si një mungesë respekti!

Beckahm ishte i ftuar në kishën e Shën Gjergjit, për të marrë pjesë në ceremony dhe gjithashtu tregoi se sa shumë dashuri ai kishte për çiftin, teksa publikoi në profilin e tij në Instagram një foto nga dasma shoqëruar me fjalët:

“Krenar për vendin tonë! Duke parë Harry-n të lumtur, na bën të gjithëve krenar për njeriun dhe personin që ka qenë gjithmonë … çfarë dite e mrekullueshme!”.

Por atëherë, çfarë bëri gabim David Beckham?

Mesa duket gjatë ceremonisë, ai u filmua duke bërë diçka të ndaluar dhe pa respekt për familjen mbretërore, shkruan ShkodraNews. Ai përtypte çamçakëz gjatë ceremonisë së martesës.

https://www.youtube.com/watch?v=IEA6BIvSX4o

Sjellja e tij u konsiderua e pasjellshme dhe për këtë ai u kritikua dhe u gjet në faqet e gazetave më të famshme.

Por jo vetëm kjo, madje edhe shumë anglezë, mes të ftuarve, e kanë vënë re! /Përshtati: ShkodraNews