Peticioni/ Rrugëtimi në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, pjesëmarrje e jashtëzakonshme në këtë qytet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon mbledhjen e firmave për peticionin për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme peticioni është firmosur nga qytetarët korçarë peticioni për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë masive duke treguar interes ndaj thirrjes së artistëve dhe firmosjes së këtij peticioni. Artdashësit korçarë nuk kanë ngurruar të afrohen pranë tavolinës për të firmosur dhe për t’iu bashkuar të gjithë atyre që duan një teatër ashtu siç ka qenë.

Qytetarë dhe përfaqësues politikë u bënë bashkë në sheshin e kullës panoramike të qytetit, përpara hyrjes së teatrit “Andon Zako Cajupi”.