Pi.këlluese/ “Ah, e ëmbla jonë Esielë, çfarë t’iu thoja syve të lotuar…”, mesazhi the.rës i mësueses

Një prej ikjeve më të dhi.mbshme të tërmetit katastrofik i 26 nëntorit ishin edhe 30-vjeçarja Diena Karanxha, me të ëmën dhe bijën e saj 8-vjeçare, Esielën.

Ikja e tyre ngjalli një trishtim të madh te shqiptarët.  Vd.e.kja tragjike e Dienës me të bijën vijon të krijojë dh.im.bje, teksa një gjë e tillë është ndjerë edhe te nxënësit e klasës së tretë, ku mësonte Esiela, në shkollë “Marie Kaculini”, në Durrës, si dhe mësuesja e saj, Eda Katroshi.

Sot ata janë rikthyer në bankat e shkollës, por pa Esielën, mungesa e së cilës është ndjerë jo pak. Përmes një mesazhi në “Facebook”, mësuesja e të ndjerës përlot me fjalët therëse për Esielën.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë. Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot nga.sh.ërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, shkruan mësuesja.