Pikëpyetja që s’po gjen përgjigje për k.oronavirusin, Rama del urgjent: Ka disa të panjohura e dyshime. Sipas OBSH, Shipërinë e ka prekur…



Që nga origjina e deri tek vaksina e duhur për këtë virus, janë disa të panjohura deri më sot që flasim për përhapjen e koronavirusit në botë. Në fjalën e tij në Komitetin Kombëtar të Sigurisë, kryeministri Edi Rama tha se një pyetje që nuk ka ende përgjigje është se si ka mundësi që vendet në kufi me Kinën s’kanë ende asnjë të prekurish.



Ndërsa duke iu referuar lajmeve që qarkullojnë në Shqipëri, Rama tha se sipas OBSH, ashtu si në gjithë botën, edhe vendin tonë e ka prekur infodemia, përhapja e lajmeve të rreme.



“Është një situatë që ka zënë në befasi gjithë botën, një virus përhapja e të cilit për fat të keq dhe kjo është e pashmangshme dhe problematike po shoqërohet me atë që OBSH e quan infodeminë, lajmet e pakonfirmuara, të rreme, që marrin dhenë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve”, u shpreh ai.

DEKLARATA E RAMES

Sugjeroj të kemi parasysh Italinë fqinje ku edhe tani ende vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pacientin zero, por edhe informacionet e përditësuara që merren në kohë reale nga Kina tregojnë për dyshime të vazhdueshme lidhur me origjinën e vërtetë të këtij virusi.

E panjohura tjetër është për përhapjen dhe e vetmja gjë që dihet është se përhapja është e shpetjë, por një nga pikëpyetje që sot diskutohet si ka mundësi që vendet në kufi me Kinën s’kanë ende asnjë rast të shfaqur dhe diskutimi vazhdon.

E panjohura tjetër është për mënyrën e luftimit më efikas dhe pavarësisht përpjekjeve të ethshme nuk është arritur tek një vaksinë specifike për këtë virus dhe me sa komentohet kjo do kërkojë akoma kohë.

Është një situatë që ka zënë në befasi gjithë botën, një virus përhapja e të cilit për fat të keq dhe kjo është e pashmangshme dhe problematike po shoqërohet me atë që OBSH e quan infodeminë, lajmet e pakonfirmuara, të rreme, që marrin dhenë dhe influencojnë mbi qëndrimin dhe sjelljen e konsumatorëve të lajmeve.

Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme edhe Shqipërinë.

Por sic ndodh shpesh tek ne, situata është shfaqur në më shumë se sa një formë, rendja e ethshme për më shumë info përmes klikimeve që sjell shumëfishim të titujve që përmbajnë fjalën koronavirus apo viktimë, por nga ana tjetër një karakteristikë jo fort e përhapur është përpjekja individ apo e grup të caktuara për të shfrytëzuar frikën, për të nxitur panikun, për të prodhuar alarme të vazhdueshme për interes amizerabël politike e mediatike.

Sot vendosëm mbledhje të hapur për të folur me fakte për situatën që ndodhemi, masat që janë marrë e do marrim.

Deri sot, tani që flasim, në Shqipëri skemi asnjë rast të konfirmuar të ko
janë testuar deri sot në laboratorin e virologjisë, laborator reference i certifikuar nga OBSH për kryerjen 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar të gjitha negative.