“Pimë nga një teke raki me hudhra dhe ullinj pasdite”, Kryemadhi tregon si ‘plasi’ dashuria me Metën në karantinë: Fëmijë të tjerë s’bëj dot, por…

Kryetrja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se gjatë periudhës së karantinimit është kthyer në një amvisë. Në një lidhje live në emisionin “Ftesë në 5”, Kryemadhi tha se tashmë që është në një karantinë me të shoqin, Presidentin Ilir Meta, mes tyre nuk ka pasur grindje, por ka ‘plasur’ dashuria. E pyetur nëse ka plane për një fëmijë të katërt, Kryemadhi u shpreh se për shkak të operacionit që ka kryer nuk ka më mundësi.

Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilir, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavarur,“- tha ajo, teksa tregoi më tej se si e kalojnë ditën.

Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptur që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel. Mendoj që ka një ndikim pozitiv edhe tek fëmijët sepse nuk janë të vegjël por të rritur dhe për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni por ndihen edhe të tërhequr dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flasim shumë edhe për shkak të profesioneve,”-  u shpreh Kryemadhi më tej.

Ndërkohë, harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.