Pjesë e aferave të Ramës?! Lefter Koka sfidon hapur Metën e Monikën: S’kam motiv të djeg mandatin!

Ish-ministri i Mjedisit, aktualisht deputet i LSI për Durrësin, Lefter Koka, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për të mos djegur mandatin, duke dalë kundër Monika Kryemadhit dhe gjithë opozitës.

Pavarësisht se ka qenë një ndër njerëzit më me ndikim në partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Koka ka vendosur këtë radhë të dalë kundër tyre, ku siç duket shkak është bërë firmosja e aferave të mëdha korruptive me kryeministrin Edi Rama.

Koka as që ka marrë pjesë në mbledhjen e djeshme thirrur nga Kryemadhi, e për më tepër, ka folur për ‘Bulevardin’ e Durrësit, duke pohuar se nuk ka asnjë arsye të djegë mandatin.

“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, ka deklaruar deputeti, ndërsa ka konfirmuar se do vazhdojë të jetë deputet i LSI.

Ndërkaq, Monika Kryemadhi kur u pyet dje nëse vendimi që LSI mori ishte Unanim, u përgjigj me PO por veçoi Lefter Kokën. Në fakt Kryemadhi nuk tha në Koka ishte pro apo kundër, por tha thjesht që nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Djegia e mandateve ka hapur një lojë të fortë mes palëve politike por nga ana tjetër ka krijuar një klimë të re, të pazakontë, që parashikon shumë skenarë, rreth asaj që pritet të ndodhë.