Pl.as lu.fta e ashp.ër/ Ka lëvizje në PS-në e Shkodrës, urdhri i Ramës i zgjon nga gjumi



Nisma e kryeministrit Edi Rama që anëtarësia të vlerësojë me pikë përmes platformës online kandidatët për deputet, ka vënë në lëvizje deputetet aktual të Shkodres duke i zgjuar nga gjumi. Burime për shkodranews bëjnë me dije se ato kanë nisur lobimet dhe përcjelljen e mesazheve tek anëtarësia që t’i mbështesin, me qëllim që të vijojnë të mbajnë postin që kanë, duke u shitur tek kryesocialisti si emra të votëbesuar. Por natyrisht që për një pjesë të madhe të tyre ky do të jetë një mision i vështirë, pasi prej marrjes së detyrës pakënaqësitë që kanë krijuar tek anëtarësia socialiste kanë ardhur në rritje. Madje të njëjtat zëra thonë se për emrat që sot vijojnë të mbajnë postin e deputetit, fati i tyre është i shkruar nga vota online që do t’u jepet për të mos qënë më të zgjedhur të Shkodres në kuvend. L.ufta ka nisur të bëhet e as.hpër pasi siç ndodhi edhe në partinë demokratike, lobimet kanë shpejtuar të krijohen, e po ashtu edhe strategjitë se si të mund të jenë të besuar të listës Rama për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Raportimet e Ilir Beqaj si i deleguar i qarkut në gjithë këto javë kanë nxjerrë në pak pakënaqësitë e shumta që kanë socialistët shkodrane, por edhe përformancën jo të mirë të shumë drejtorive rajonale, të cilat nga dita në ditë pritet të njohin titullarët e rinj. Nëse deri dje të majtit e kanë patur situatën tërësisht jashtë kontrollit, me afrimin e zgjedhjeve loja po bëhet me interesante, pasi Rama kërkon të marrë frenat në duar edhe të PS Shkoder, prandaj Ilir Beqaj është zgjedhur si amortizatori i klimës së acaruar që ka mbizotëruar deri më sot.