Plagosja në Fushë-Arrëz, arrestohet autori

Një person është plagosur me thikë pasditen e sotme në Fushë-Arrëz. Mësohet se shtetasi Aleksandër Matoshi është goditur me thikë nga shtetasi Erjon Hasani, 28 vjeç.

Mbetet i paqartë shkaku i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Pukës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

“Me datë 07.07.2018, rreth orës 15:15, në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A.M. 26 vjeç, banues në fshatin Dardhë në Fushë Arrëz, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Pukë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj plagosje, shtetasi E.H. 33 vjeç, banues në fshatin Blerim në Fushë Arrëz” informon policia.

Pak orë pas ngjarjes, policia e Pukës në bashkëpunim dhe me FNSh Shkodër bëri të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Loading...
Loading...