Plak i rrjedhur në facebook, nevrikoset me Berishën Elvis Roshi

Ka reaguar në rrjetin social ish kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, pas një denoncimi të bërë publik nga ish kryeministri Sali Berisha se ai ka përvetësuar prona pa dijeninë  e pronarëve. Roshi thotë se Berisha po e sulmon më kot edhe pse ai është jashtë zhvillimeve politike duke e quajtur atë të tërbuar.

Statusi i plotë i Elvis Rroshit:

Njësoj si atëherë kur e gjunjezova disa here rresht, serisht Sali Bisha i terbuar tashme vazhdon me sulmon edhe pse une jam duke ndenjur larg zhvillimeve politike. Plaku i rrjedhur me akuzon per prona që ne fantazinë e tij jane te sekuestruara apo për skandale imagjinare. Keqardhje për nje njeri që nuk ka kufinj, nuk ka logjike, nuk ka asgje përveçse facebook-un e tij jofunksional.

Ndërkohë kujtojmë se qytetari i cili denoncoi tek berisha shprehej se janë zhdukur letra të ministrisë së Brendshme për një kartelë të një shtetasi nga Arabia Saudite në zonën kadastrale me nr 8551 me siperfaqe 25 000 m2.

“Me urdhër të Elvis Rroshit dhe mbikqyrje të ish drejtoreshës Matilda Peza u zhdukën shkresat e ministrisë së Brendshme që urdhëronte ndalimin e ndryshimeve kadastrale të kësaj prone deri në një vendim të dytë. U falsifikua çdo gjë përfshirë edhe protokollin e çfarë kishte lidhje me pronën me ndihmën e një mjekrroshi që kishte dijeni. Për këtë që po them shënime ka marrë dhe KLSH por jo të gjithë informacionin e duhur ngaqë askujt nuk ia mban të flaës”, – shkruan ndër të tjera qytetari.