Plas gallata dhe ironia, shikoni çfarë iu dhurua sot policisë shqiptare nga Gjermania



Këpucë speciale për njësinë special Renea. Nuk ka si të jenë ndryshe dhurata më e fundit që vjen nga Gjermania për një nga repartet elitë të policisë shqiptare që siç duket ka pasur mangësi për elementët bazë të saj. “200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro.





Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive” shkruhet në profilin në Facebook, të ambasadës gjermane në Tiranë.

Mirënjohja e komandantëve nuk është ndarë njësoj nga komentuesit në rrjetet sociale, që shprehin irritim për faktin se një prej reparteve në frontin e luftës kundër krimit e kanë lënë pa këpucë./Lapsi