Plas gallata në Opinion, Olti Curri bën deklaratën b.o.mbë për vajzat e ekranit shqiptar

Teksa fliste për bukurinë e vajzave shqiptare sot në emision, pa u zbuluar emrat, gazetari Blendi Fevziu solli shembullin e 3 prezantueseve të njohura shqiptare, për të cilat tha se janë të gjitha me buzë njësoj.

Por këtu ndërhyri edhe blogeri i njohur Olti Curri i cili ironizoi keq vajzat që bëjnë dhëmbët si pllaka banjoje.

Olti Curri: Nuk më duken të bëra këto buzët…

Blendi Fevziu: S’janë asnjëra të bëra ë?

Olti Curri: Me thënë të drejtën…Tek kjo e djathta janë fryrë sepse ka bërë faseta, dhe fasetat…

Blendi Fevziu: Me terma teknikë, mua më ngatërrove.

Olti Curri: E mo këto dhëmbët që i bëjnë si pllaka banjoje.

Blendi Fevziu: Ata që i mbanim ne kur ishim të vegjël me tela.

Olti Curri: Jo, jo, tani që i kanë të gjithë dhëmbët si pllaka banjoje. Duket sikur i kanë bërë me këto pllakat majolike.

Blendi Fevziu: I kanë dhëmbët njësoj, buzët njësoj, hundën njësoj, po i kape portret, nuk kupton më ku je.

Olti Curri: I prishi Kim Kardashin të gjitha gocat se ishin mirë…