Plas keq në parti, kush është “kocka e fortë” e PS që po mbledh socialistët e flakur nga Rama

Të gjithë socialistët e flakëruar nga shefi i tyre Edi Rama, të hatërmbeturit po largohet nga Rama dhe po lobojnë për Pandeli Majkon. Sikurse shkruan Pamfleti, situata u bë edhe me e nxehtë kur Rama emëroi Gent Cakajn, si një njeri jashtë llojit të tyre e quajnë socialistët dhe nuk i përfaqëson ata.

“Për më tepër që Cakaj është neto klient i Ramës, dhe marrja në dorë prej tij e diplomacisë krijoi çarjen e fortë në PS. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk lë rast pa evidentuar paaftësinë e Cakajt dhe rrezikun që vjen nga kjo.”, shkruan Pamfleti. Nga ana tjetër përplasjet e Erjon Braçes, Pjerin Ndreut apo deputetëve të tjerë kundër ministrave të Ramës, kanë sjellë shpeshherë ftohje-ngrohje me kreun e PS.

Lobimi ka nisur për Pandeli Majkon, si drejtues i cili mbajti një qëndrim kundër Ramës në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”. Të majtët e shohin Majkon si një kockë e fortë e partisë mund të mbledhë edhe një herë socialistët edhe atë të flakur në rrugë nga Rama. Majko është një figurë që së fundmi po e pranon edhe opozita si kryeministër tranzitor.