Plas mes demokratëve në Shkodër, sherr i madh mes ish-deputetëve

Plas mes ish deputeteve te djathte te Shkodres dhe drejtuesve lokal te deges. Takimet paralele qe po zhvillohen ne keto dite perpara protestes se madhe te 16 Marsit, jane shoqeruar me tone te acaruara ku thelbi i tyre ka qene protagonizmi.

Madje ne momente te caktuara tonet e ngritura kane qene te ngjashme me luften politike mes rivaleve, e jo si nje organizim normal brenda nje partie. I deleguari i Shkodres nga selia blu, Flamur Noka ka nderhyre ne disa raste duke kerkuar qe e gjithe vemendja te drejtohet aty ku eshte synimi i opozites, protesta e 16 Marsit me nje pjesmarrje masive dhe te lihen menjeane konfliktet personale, hatermbetjet apo tonet e acaruara.

Gjithashtu ai ka kerkuar qe ndersa ditet po afrojne te perpunohen database-t me te dhenat e cdo grupseksioni mbi numrin e protestuesve qe do te marrin pjese, ku kete here kerkohet me shume mobilizim. Te njejtat burime kane bere me dije se nje pjese e demokrateve kane shprehur pakenaqesi me faktin se aleatet ne opozite po dergojne shume pak per te mos thene fare protestues, duke ja lene barren vetem PD. Kjo do te jete e rende per ne sepse neser kur te vije çeshtja e ndarjes se pushtetit te gjithe do kerkojne ndersa ne po merzisim mbeshtetesit tane per mbushjen e shesheve mesohet te jene shprehur ata.

Kete here Lulzim Basha ka kerkuar qe nga Shkodra te mos kete rrjedhje te mbeshtetesve duke qene se eshte dita e shtune e percaktuar per proteste dhe fundjava mund te neglizhohet nga simpatizantet dhe anetaresia. Pritet qe te premten ne mbremje ne Tirane te dergohen listat perfundimtare me te dhenat mbi numrin e protestuesve nga qarku Shkoder./ShkodraNews