Plas sherri në PD Shkodër, ja për çfarë po zihen ish-deputetët

Pas permbylljes se protestes se kesaj te shtune te 25 Majit, demokratet e Shkodres do te kene nje tjeter moment te rendesishem javen e ardhshme. Ata do te kene nje tjeter proçes zgjedhor, kete here per 2 nenkryetaret e selise blu, pasi me zgjedhjen e kryetarit te ri Xhevdet Amuli, i ka mbaruar mandati bashkepunetoreve te Ramiz Çobes, pikerisht Greta Bardelit dhe Bujar Hotit.

Emrat qe jane kete here ne gare jane te shumte ndersa mes tyre nuk mungojne edhe vete dy ish nenkryetaret qe synojne nje mandat te dyte 4 vjeçar. Por proçesi pritet te jete me supriza dhe zhvillime interesante, pasi eshte paraprire nga disa mbledhje me debate te ashpra e perplasje mes anetareve te selise blu.

Madje per emrat potencial nuk kane munguar nderhyrjet nga Tirana dhe lobimet mes ish deputeteve, te cilet po perdorin cdo instrument per te votuar emrat e tyre te besuar, e ne kete rast kane hyre ne loje miqte dhe bashkepunetoret e tyre ne kryesine e partise demokratike.

Te njejtat burime thone se ish deputetet Lorenc Luka dhe Bardh Spahia kane debatuar ashper, ashtu si edhe Romeo Gurakuqi e Izmira Ulqinaku, qe duket se per numrin dy te partise kane preferenca te ndryshme. Debatet kane shkuar deri aty sa jane permendur votat per cdo rajon, perkatesia fetare e deri tek mbeshtetja qe ka secila prej kandidaturave te perfolura.

Mesohet se mes emrave te propozuar, numri i kalon 10 anetare te kryesise, ku nje lobim te forte po tenton te perdore edhe kryetarja e bashkise Voltana Ademi. Gjithsesi java e ardhshme, ku me gjasa do te jete dita e hene e 27 Majit do te zbardhe gjithcka per emrat e rinj te numrit dy te partise demokratike te Shkodres. Me kete proces selia blu mbyll te gjithe riorganizimin e saj te nisur muaj me pare!/ShkodraNews