Plas tek KQZ, mësohen detajet e rëndësishme. Mollë sherri zgjedhjet e 25 Prillit



Mbrëmjen e sotme kanë ndodhur zhvillime te rëndësishme ne KQZ, ku mesohet se ne vëmendje Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e sotme e mbyllur e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.



Sipas burimeve mediatike brenda kësaj mbledhje, mësohet se nuk ka pasur konsensus mes PD-së dhe PS-së për numërimin elektronik.



Në këtë takim të zhvilluar mes komisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesve të partive politike, nuk është gjetur gjuha e përbashkët sa i përket projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Partia Socialiste mësohet se ka reduktuar propozimin fillestar për votimin dhe numërimin elektronik në dy qarqe njëkohësisht.

Përfaqësuesi i PS-së ka kërkuar që votimi dhe numërimi elektronik të realizohet vetëm në një KZAZ dhe kjo të zgjidhet nga KQZ në një prej dy qarqeve të propozuara.

Reduktimi i propozimit të përfaqësuesit të PS-së u bë për shkak se ky proces ka kosto të lartë, koha është e pamjaftueshme dhe se nuk e detyron ligji që të bëhet në dy qarqe, pasi është vetëm projekt pilot.

Sipas PS-së, testimi i votimit elektronik mos të bëhet për Tiranën, Fieri apo dhe Korçën, por të bëhen vetëm në një ZAZ, meqë procedura ka dhe kosto të larta. Sipas të majtëve, ky testimi të bëhet ku të vendos KQZ-ja.