Plas vj.edhja e makinave luksoze në Tiranë: Markat, zonat dhe pronarët e “preferuar” të hajdutëve

Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i gr.abitësve. Sipas shifrave të Policisë së Shtetit vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta, ndërsa zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero.

Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë.

Hajdutët kanë në fokusin e tyre mjetet luksoze, vlera e të cilëve shkon nga 50-100 mijë euro.

Tirana mban vendin e para për vjedhjen e makinave. Emigrantët që kthehen në atdhe ranë më së shumti pre e hajdutëve.

Sipas seksionit kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës, rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë.

Makinat janë grabitur kryesisht të parkuara, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”, raporton ABC News.

Duket edhe policia është e dorëzuar përball një fenomeni të tillë. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjdhjet e automejteve nga viti në vit.

Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat; “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”.

Pavarësisht se janë sekuestruar pamjet e kamareva të sigurisë, përsëri, problem mbetet zbulueshmëria dhe pra.ngosja e autorëve.

Një pjesë e madhe e automjeteve të vje.dhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar kohët e fundit automjete të grabitura jashtë territorit Shqiptar.

Mjetet u bllokuan në Kosovë, Malin e Zi e Maqendoninë e Veriut, të cilat dyshohet janë tr.afikuar duke modifikuar numrin e shasinë së makinës për të kaluar në Pikat e Kalimit Kufitar.