Plasi keq para zgjedhjeve, Meta niset urgjent për Vlorë, ja çfarë po trondit politikën



Presidenti Ilir Meta iu pergjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me situaten qe ka krijuar protesta e kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, duke u shprehur se “qeverisë së 1 prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen”.



Po ashtu kreu i shtetit ka publikuar një dokument që mban datën 2, ku Meta i drejtohet Kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albcontrol-it dhe Autoritetit të Aviacionit Civil, ku



Postimi i plotë i Metës

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.

Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.

Postimi i plotë i Ramës

Me një postim në Twitter, Rama e quan Metën “një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”.

“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”

Meta 1Meta 2