Po afrohet, do godasë shumë vende! Ekspertët: Mund të vrasë më shumë se k.oronav.irusi



K.oronav.irusi nuk la asnjë pjesë të botës të paprekur, por ndikimi i saj do të jetë më i ashpër në vendet që tashmë vuanin. Megjithatë, problemet që ajo sjell me vete mund të rezultojnë më v.dekjeprurëse sesa vetë Covid-19. Edhe në vendet më të pasura, k.oronav.i.rusi ka lënë familje të uritura. Për më të varfërit, situata është më e rëndë.



Kreu i Programit Botëror të Ushqimit paralajmëron se brenda disa muajsh ne do jemi në prag të një pandemie urie, “me përmasa biblike”, që do prek dhjetëra vende. Familjet që tashmë po përpiqen të mbijetojnë kanë humbur punën me të cilën ata ushqehen. Dërgesat e parave nga anëtarët e familjes që kanë jashtë vendit parashikohet të bien për shkak të Covid-19. Turizmi është zhdukur. Fëmijëve u mungojnë bazat ushqimore. Rregulloret e karantinës dhe problemet e transportit po prishin zinxhirët e furnizimit me ushqim.



Vetëm Covid-19 nuk e ka krijuar këtë krizë. Përkundrazi, është një goditje më shkatërruese, që ndërlikon dhe thellon problemet e vendeve që tashmë po luftonin me ngrohjen globale, krizat e tjera shëndetësore dhe kërcënimet specifike siç janë infeksionet e karkalecave që pllakosin Afrikën Lindore. K.oronav.irusi mund të dyfishojë numrin e atyre që përballen me urinë akute, duke i shtyrë 130 milion njerëz në prag të urisë deri në fund të vitit.

Megjithatë, më e keqja nuk është e pashmangshme. Kriza e ushqimit është aktualisht problem i shpërndarjes dhe përballueshmërisë.

Lexo edhe: