“Po bëhemi gazi i botës”, e turpshme se si Voltana Ademi e ktheu stadiumin Loro Boriçi

Në stadiumin që kërkon të menaxhojë Voltana, nuk shkon as fshesa. Padiskutim mund të quhet një turp dhe skandal, menaxhimi që ditë pas dite po i bëhet Shkodres, ku mbeturinat mbizotërojnë ngado, duke mos kursyer as investimet e kryera së fundmi që do të duhej të mbaheshin më shumë se asgjë.

Dështimet e tenderave nepotik dhe në shkelje të ligjit që Ademi ka tentuar të bëjë, ku kontestimet i sollën ripërsëritje, po shkaktojnë të gjithë këtë katastrofe mjedisore në Shkoder, ndërsa të gjithë heshtin, përfshire edhe inspektoriatin e mjedisit që do të duhej të ngrinte zërin me forcë.

Lënia në këtë gjendje e stadiumit natyrisht është më shumë se dështim dhe një qëllim keqdashës që Ademi po tenton ta bëjë në cdo ndeshje ndërkombetare, duke përcjellë një imazh të shëmtuar të Shkodres.

Në fundjave luhen ndeshje të tjera, këtë herë për superligën dhe kategorinë e parë, por sërish qytetarja e parë e metropolit verior nuk dënjon të marrë masa, e as të duket në atë zonë për ta pastruar dhe menaxhuar sic duhet.

Mbulimi i cdo rruge, rrugice dhe qendre nga mbeturinat nuk janë asgjë më shumë vecse fytyra e vërtetë e një bashkie të dështuar që ndërtoi në këto 4 vite Voltana Ademi, duke dëshmuar se jo vetëm nuk është në gjendje të menaxhojë këtë qytet, por edhe duke na u shfaqur si një ndër kryetaret e bashkive me abuzuese me fondet, ku miliona lekë avullojnë në disa tendera të çuditshëm.

Se çfarë do të bëjë pas kësaj mbetet të presim, por ajo që po dëshmon cdo ditë, nuk është asgjë më shume sesa grahmat e fundit të një pushteti që e shfrytëzoi për vete dhe në 4 vite qytetareve dhe Shkodres i bëri shumë hapa pas./ShkodraNews