Po bën fushatë me t.ërmetet, Rama nis me deklaratat e papritura

Duket që është premtim fushate.

Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha banesat e dëmtuara nga t.ërmeti në Korçë do të rindërtohen.

Rama shkruan se do të nisë shumë shpejt puna për dëmshpërblimin dhe rindërtimin e banesave.

“Te gjitha banesat do te rindertohen- Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, ka shkruar Rama.