“Po çmendet”/ Ramës nuk i ikën e keqja me Metën, njofton të papriturën për nesër

Kryeministri Edi Rama ishte diten e sotme ne Divjake, ne kuader te fushates zgjedhore per vitin 2019.

Ai foli lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta, ndersa paralajmeroi se neser do te flasin gjere e gjate lidhur me kete.

Kreu i qeverisë tha se Meta ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrë dhe se Parlamenti është i gatshëm të reagojë “nëse presidenti çemndet”.

“Nesër do kemi kohë të flasim më shumë në Kuvendin e Shqipërisë por akti i fundit i Ilir Metës e ka zbardhur të gjithë planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri.

Atij plakut të marrë që i ka mbledhur kokat boshe të opozitës si tespijet e plakut Mere dhe kërkon t’i kthejë ato tespije si lak në qafën e shqiptarëve.

Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës, firmos dhe çfirmos, sikur bomba të hynte në logjikën e Ilir Metës, që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të çbëhej, nuk do kishte më drejtim por do të bëhej e gjithë bota një rrumpallë e madhe, ndaj kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar papërgjegjshmërie që as nuk mund të pranohet e as nuk mund të tolerohet.

Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidencës për sa kohë fuqia e popullit është te Parlamenti dhe për sa kohë parlamenti ka të drejtë të reagojë nëse presidenti çmendet”, deklaroi Rama.