‘Po e mbante me dorë, e bëri çiçin në brekë, unë ndjeva se më rodhi…’, aktori rrëfen momentet e sikletshme në skenë

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, tregoi një moment shumë të sikletshëm që ka përjetuar në skenë së fundmi. Gjatë një skeçi me Getoar Selimin u shkaktuan shumë të qeshura saqë kameramanit i shpëtoi ç.içi, e la kamerën dhe iku duke e mbajtur me dorë. Visjani sa pa kameramanin, nga të qeshurat e bëri dhe vetë ç.için.

Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën tënde?

Visjan Ukcenaj: Do them episiodin e fundit, kur ishte Getoari i ftuar për Vitin e Ri. Bëmë një skeç ‘Varka”, që ishte Nëntori i Dytë. Getoari ishte Ismail Qemali nga Kosova, Isa Boletini nga Vlora. Pra u bë e kundërta. Unë bëja pelën e Isa Boletinit. Është një ndër numrat që është qeshur më shumë nga ne dhe nga publiku dhe kameramani e la kamerën edhe i shpëtoj ç.içi dhe po e mbante me dorë dhe unë duke parë atë, kam ndjerë një miligram ç.iç dhe vetë. Le të themi na shpëtoi çiçi nga të qeshurat. Të betohem dhe thoja shi i shpëtoi ç.içi kameramanit dhe në fakt nga të qeshurat kam ndier që më shpëtoi dhe vetë. Kameramani e la kamerën fare dhe iku duke e mbajtur me dorë.