Po fëmijët që nuk kanë internet ku të mësojnë?!

Deri me 23 Mars qeveria ka vendosur pezullimin e proçesit mesimor ne vend si mase ndaj Koronavirusit. E ne perpjekjen per te çdramatizuar situaten arsimore ne vend kur shume ore jane humbur si pasoje e termetit e tashme nga Covid 19, ministrja Besa Shahini lançoi oret e mesimit online. Permes nje statusi ne rrjetin social ajo shkruan: “900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al. Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu. Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë, perfundon Shahini. Por ndersa ministrja prej dy ditesh ka folur per kete gje, ne redaksine e shkodraneës kane mberritur me dhjetra mesazhe qe ngrejne nje shqetesim me te madh. Nese Shahini i referohet rastit te familjeve me nje standart te larte apo edhe mesatar, dhjetra femije te tjere te familjeve te varfera e qe nuk kane internet si do t’ja bejne?

A ka menduar ministrja per kete apo thjesht vazhdon propaganden se ashtu i duhet? Nje prind shkruan: “Jetojme ne rrethinat e Shkodres dhe djalin e kam maturant. Kemi te ardhura minimale ne familje pasi vetem burri punon dhe mezi mbyllim muajin. Jo internet por na mungojne edhe shume gjera te tjera ne shtepi. Si do ti behet me femijet tone se nuk jemi te vetmit. A ka mendu shteti per ne apo vetem per femijet e te pasurve? Kete mesazh publikojeni ta lexojne te gjithe e keto fjale i kam percjell mesues djalit e do e tham kudo. Turp me u tall me ne se gjoja po marrin fmite dije me kopjuter kur kompjutera nuk kane gjysa e shkollave”.

Ne kontaktuam edhe me mesues qe per arsye sigurie kemi vendosur tu ruajme anonimatin qe konfirmojne nje gje te tille dhe hedhin poshte deklarimet e ministres Shahini. Rezultati i ketij eksperimenti nuk do te vonoje te shihet ashtu si edhe frytet e matures dhe procesit mesimor te ketij viti./ShkodraNews